Telegrafi

Bella Hadid ka humbur shumë peshë, kritikohet prej fansave

Bella Hadid (Photo by Tristan Fewings/Getty Images)

Kohët e fundit po kritikohet me të madhe për humbjen e kilogramëve dhe se po e dëmton veten.

Një nga modelet më të njohura të sotme, Bella Hadid është vënë në qendër të kritikave për pamjen e saj të dobët.

Bella Hadid (Foto Instagram)

Në ngjarjen solemne të organizuar nga marka Bulgari, 22-vjeçarja u shfaq në një fustan të kuq në koktej të rastit ku u duk tejet e hollë.

Ndërkohë që bukuroshja mburrej me linjat trupore në fustan të kuq, të tjerët nuk po mund t’u besonin syve se çfarë po shohin.

Bella Hadid (Foto Instagram)

Në dhjetor, Bella ka sfiluar në pistën e modës të “Victoria’s Secret” dhe thuhet se për këtë ngjarje kishte humbur edhe disa kilogramë.

Lexo po ashtu Bella Hadid: Në industrinë e modës, me rëndësi është gjendja psikologjike

Ndërkohë, bukuroshja tash e sa kohë vshtë në lidhje me reperin amerikan, i njohur si The Weeknd.

Ndryshe, Hadidi është modele amerikane me prejardhje palestineze dhe këtë fakt kurrë nuk e ka fsheh modelja. /Telegrafi/