Kohët e fundit po kritikohet me të madhe për humbjen e kilogramëve dhe se po e dëmton veten.
Një nga modelet më të njohura të sotme, Bella Hadid është vënë në qendër të kritikave për pamjen e saj të dobët.
Në ngjarjen solemne të organizuar nga marka Bulgari, 22-vjeçarja u shfaq në një fustan të kuq në koktej të rastit ku u duk tejet e hollë.
Ndërkohë që bukuroshja mburrej me linjat trupore në fustan të kuq, të tjerët nuk po mund t’u besonin syve se çfarë po shohin.
Në dhjetor, Bella ka sfiluar në pistën e modës të “Victoria’s Secret” dhe thuhet se për këtë ngjarje kishte humbur edhe disa kilogramë.
Ndërkohë, bukuroshja tash e sa kohë vshtë në lidhje me reperin amerikan, i njohur si The Weeknd.
Ndryshe, Hadidi është modele amerikane me prejardhje palestineze dhe këtë fakt kurrë nuk e ka fsheh modelja. /Telegrafi/