Bukuroshja e njohur, Bella Hadid, i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj në MTV Video Music Awards 2020.
Ajo në tapetin e kuq të kësaj ngjarje, u shfaq mjaft tërheqëse me një kostum transparent dhe me material të zi, duke i lënë pak vend imagjinatës.
Ajo çfarë fansat shqiptarë mund të mos kenë ditur rreth kësaj veshjeje, është fakti se ajo është punuar nga një stiliste shqiptare.
Bëhet fjalë për dizajneren Nensi Dojaka, e cila është me prejardhje shqiptare, por jeton dhe vepron në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Se është ndarë e kënaqur nga puna e Nensit, Bella e ka bërë të ditur edhe në një sërë fotografish nga ngjarja të publikuara në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e të cilave ka falënderuar stilisten Dojaka.
“E veshur nga një dizajnere e re, shumë e talentuar Nensi Dojaka”, ka shkruar supermodelja me famë botërore në Instagram.
Shqiptarët nuk janë një komb i panjohur për bukuroshen Bella, kjo pasi edhe kunata e saj është shqiptarja me famë ndërkombëtare, këngëtarja Dua Lipa. /Telegrafi/