Telegrafi

Bella Hadid me fustan transparent dhe pa reçipeta në tepihun e kuq të Victoria’s Secret

Bella Hadid (Getty Images)

Ajo sfiloi gjatë mbrëmjes së kaluar në ngjarjen kryesore të modës së “Victoria’s Secret”.

Bella Hadid ka qenë një ndër bukuroshet e shumta që kanë ecur në pistën e më të madhe të modës.

Paraprakisht, 22-vjeçarja shkaktoi bujë të madhe me paraqitjen në qilimin e kuq teksa pozonte para aparateve fotografike.

Bella Hadid (Getty Images)

Bella dukej shumë seksi e veshur me një fustan të ndritur të argjend[të. Me fustanin transparent të çarë deri tek kofshët dhe pa reçipeta, zeshkania vuri në pah format e saj elegante trupore ndërsa ekspozoi hiret e saj.

Së bashku me Bellën ishte edhe Gigi, ku motrat ishin të shoqëruara edhe nëna e tyre, Jolanda Hadid.

Lexo po ashtu Bebe Rexha si një flamengo në natën magjike të Victoria's Secret

Nuk mund të mungonte as i dashuri i Bellas, reperi amerikan dhe i shumëpërfolur, The Weeknd.

Ndryshe, Rita dhe Bebe kanë performuar disa prej hiteve të tyre në këtë mbrëmje të modës. /Telegrafi/

Bella Hadid (Getty Images)

 

Bella Hadid (Getty Images)

 

Bella Hadid (Getty Images)