Ajo sfiloi gjatë mbrëmjes së kaluar në ngjarjen kryesore të modës së “Victoria’s Secret”.
Bella Hadid ka qenë një ndër bukuroshet e shumta që kanë ecur në pistën e më të madhe të modës.
Paraprakisht, 22-vjeçarja shkaktoi bujë të madhe me paraqitjen në qilimin e kuq teksa pozonte para aparateve fotografike.
Bella dukej shumë seksi e veshur me një fustan të ndritur të argjend[të. Me fustanin transparent të çarë deri tek kofshët dhe pa reçipeta, zeshkania vuri në pah format e saj elegante trupore ndërsa ekspozoi hiret e saj.
Së bashku me Bellën ishte edhe Gigi, ku motrat ishin të shoqëruara edhe nëna e tyre, Jolanda Hadid.
Nuk mund të mungonte as i dashuri i Bellas, reperi amerikan dhe i shumëpërfolur, The Weeknd.
Ndryshe, Rita dhe Bebe kanë performuar disa prej hiteve të tyre në këtë mbrëmje të modës. /Telegrafi/