Telegrafi

Bella Hadid fsheh fytyrën pasi darkon me reperin amerikan Foto)

Ata janë përfolur në media si për karrierën e tyre, por edhe për lidhjet.

Bëhet fjalë për supermodelen me prejardhje palestineze, Bella Hadid si dhe reperin e njohur amerikan, Drake.

Të dy janë përfolur gjerë e gjatë për lidhjet respektive, të Bellës me The Weeknd dhe të Drake me Rihannën, Jennifer Lopez.

Së fundi dyshja është kapur duke u larguar nga një klub nate në Los Angeles, në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sipas burimeve, dyshja kanë festuar bashkë deri në orët e parë të mëngjesit dhe janë parë të largohen nga dyer të ndryshme, por më pas kanë hipur të dy në makinën e Drake. /Telegrafi/