Ajo asnjëherë nuk zhgënjen me paraqitjet e saj në publik.
Andaj, modelja Bella Hadid pas një pune të palodhshme në fushën e modelingut, ka vendosur që të pushoj në bregdet, shkruan Daily Mail.
Kjo është vërejtur nga disa postime të saj në rrjetin social Instagram, që ajo i kishte ndarë të hënën.
24-vjeçarja u shfaq me bikini ngjyrë kafe, të cilat i fokusonin modeles tiparet e bujshme trupore.
Me një kapele të kuqe në kokë, Bella ‘lëshoi’ një buzëqeshja para kamerës, duke bërë që të duket edhe më joshëse.
Në një çast, ajo dukej po aq mahnitëse duke pozuar me bikini në një pasqyrë të vogël rrethore.
Derisa bukuroshja brune shijoi pushimet, motra e madhe e saj, Gigi kaloi një Pashkët me vajzën Khai. /Telegrafi/