Supermodelja, Bella Hadid, organizoi një festë të mbushur me yje në Los Angeles për të festuar bashkëpunimin e saj me markën ‘Frankies Bikinis’.
Koleksioni ekskluziv, i cili përmban bikini kamoshi dhe silueta unike, do të jetë i disponueshëm më 4 mars.
Për këtë event, Bella u shfaq me një pamje të guximshme, duke kombinuar mikro pantallona të shkurta të zeza me çizme kauboji, një referencë për të dashurin e saj, Adan Banuelos, shkruan DailyMail.
Mes të ftuarve ishin emra të njohur si Hailey Bieber dhe Stassie Karanikolaou, të cilat ndanë momente nga festa në rrjetet sociale.
Gjatë mbrëmjes, Hadid priti të ftuarit me kokteje të personalizuara dhe një darkë me tre pjata në Sunset Tower Hotel.
Ndërsa ajo është esëll që nga viti 2022, u pa duke shijuar një pije joalkoolike, duke buzëqeshur krah Hailey-t për kamerat.
Bella shprehu entuziazmin për këtë bashkëpunim, duke e quajtur atë një projekt të veçantë për të, ndërsa pozoi për një fushatë promovuese në natyrë me veshjet e saj të reja.
Koleksioni vjen pas suksesit të motrës së saj, Gigi Hadid, e cila gjithashtu ka bashkëpunuar më parë me ‘Frankies Bikinis’. /Telegrafi/