Bella Hadid ka zbuluar në Instagramin e saj se është esëll prej dhjetë muajsh.
Ylli 26-vjeçar shkroi në postimin e së martës në Instagram: “Jam shumë krenare për këdo që po kalon korrikun sikurse unë. Me farefisin dhe shumë dashuri për veten, kam gati dhjetë muaj pa pirë alkool”.
Kin Euphorics është një kompani e pijeve joalkoolike që ajo e themeloi me Jen Batchelor.
Bukuroshja postoi një foto të saj duke blerë Kin në dyqanin ushqimor Sprouts, gjersa shihej e buzëqeshur me flokët e lëshuara pas shpinës.
“Jam shumë krenare për këdo që zbulon maturinë e tij ose kushdo që ka pasur guximin të hapë mendjen”, shkroi ajo.
Në korrik, u zbulua se modelja u nda nga i dashuri Marc Kalman pas një romance dy vjeçare, ndërsa ishte në pushim mjekësor për të trajtuar sëmundjen e saj Lyme.
Në prill, Bella kishte njoftuar se ishte gjashtë muaj esëll – duke postuar një aplikacion që mbante në telefonin e saj për të festuar momentin historik.
Në një intervistë për InStyle, Bella pranoi se kishte filluar të humbiste kontrollin mbi veten pas një nate të rëndë me pije alkoolike.
“Unë e doja alkoolin dhe arriti në pikën ku edhe unë fillova, e dini, të anuloj netët që ndjeja se nuk do të mund ta kontrolloja veten”, kishte thënë modelja amerikane më parë.
Ajo vazhdoi: “Nuk e ndjej nevojën [të pi alkool] sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm”.
Pas përfundimit të romancës së tyre gati trevjeçare, Hadid është fokusuar te shëndeti i saj.
Hadid fillimisht e kontraktoi sëmundjen e shkaktuar nga rriqrat, në vitin 2012, me sa duket, ndërsa ishte në fermën e tyre të kuajve në Santa Barbara.
Lyme ndërkohë është një sëmundje e shkaktuar nga bakteret borrelia.
Ylli i famshëm ka folur disa herë për këtë dhe për problemet që ia ka shkaktuar ndër vite. /Telegrafi/