Telegrafi

Bella Hadid “e arrestuar” në mes të policëve në Venecia, shfaqet seksi para tyre (Foto)

Sigurisht që ka një trup ‘vrasës’.

Bella Hadid dukej sikur të ishte “e arrestuar”, gjersa u paraqit në një tufë policësh në Venecia të Italisë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Modeljza 20 vjeçare ishte shfaqur mjaft seksi para tyre, teksa ishte veshur në një kostum të zi, dhe çizme të zeza, të gjata dhe dorashka lëkure.

E gjitha kjo skenë ka të bëjë me realizimin e reklamës së saj më të re për markën “Nike”.

Bella Hadid shfaqet seksi në mes të policëve në xhirimin e reklamës së saj të re për “Nike”.

Me këtë paraqitje të saj ekstravagante, Bella duket të ketë ngritur edhe më shumë temperaturat për kalimtarët që silleshin aty.

Lexo po ashtu Bella Hadid po i hakmerret ish të dashurit, në lidhje me shokun e tij

Më pas, 20 vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram, disa imazhe nga xhirimet e kësaj skene.

“Nike Baby”, kishte shkruar në mbishkrimin e njërës prej fotografive, teksa shfaqej mjaft seksi, e rrethuar nga policët.

Bella, e cila është motra e vogël e modeles Gigi Hadid, u bë zëdhënësja e re për Nike Cortez gjatë pranverës.

Ylli zbuloi së fundmi tek “The Hollywood Reporter” se modelimi për këtë markë kishte qenë një ëndërr e përjetshme e saj.

“Tani unë punoj për Nike, e cila si markë për mua ka qenë gjithmonë numri një, ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë të punojë për të. Nuk e di nëse ishte një ëndërr, sepse ishte reale për t’u menduar”, ishte shprehur Bella Hadid. /Telegrafi/