Modelja e shpallur “Modelja e vitit 2016”, Bella Hadid të martën pasdite doli në qytetin e New York-ut, ku edhe pse ishte me një veshje sportive dukej tërheqëse.
Bella Hadid vuri në pah elegancën sportive me fundin e saj të markës ‘Lacoste’, sytjena sportive të markës ‘Boody’ dhe atlete nga ‘Nike’, shkruan DailyMail.
Ansamblin e saj tërheqës me nuancat e Christian Dior, ajo e kombinoi edhe me një çantë të kuqe mahnitëse të markës ‘Maison Goyard’ kur u ndal në restorantin italian “Sant Ambroeus”.
Flokët e saj zeshkane ishin të ndara në formën e një bishti.
Ajo u bë e famshme kur ishte adoleshente dhe tha se ishte ende “në procesin e zbulimit”, kur publikoi filloi të kuptonte se kush ishte ajo.
Bella tregoi se ndihej sikurse njerëzit e shihnin atë si një “modele seksi” kur ishte në ditët e para te famës së saj, dhe për këtë arsye ajo ndjeu presion të madh për të mbajtur atë imazh në atë lartësi.
“Ishte sikur të ishin dy Bella, unë një person që isha në procesin e zbulimit për të parë se kush isha dhe ‘Bella Hadid’ tjetër, një person që del jashtë çdo natë”, ka thënë modelja e famshme.
Fatmirësisht, modelja amerikane nuk e ndjen më atë presion, ajo është në gjendje që të shfaqë personalitetin e saj.
”Unë nuk dua që të jem e mbyllur sikur të isha në një kuti. Unë kam të drejtën time që të flas”, thekson Bella.
Supermodelja kishte shfrytëzuar shansin për të rimarrë jetën e saj personale kur COVID-19 mbylli të gjitha pasarelat.
Ajo tha: ”Ky vit na bëri të gjithëve që të kuptojmë se duhet të merremi më shumë me jetën tonë private”.
Ndërkohë, ajo qëndroi larg edhe nga rrjetet sociale në mënyrë qe të reflektojë vetë.
Ajo u kthye në Instagram në fund të janarit me një postim ku kishte shkruar: “Mora pak kohë për të reflektuar dhe mësuar për veten time në një mënyrë që do të ishte shumë për t’u shpjeguar për momentin, por me kalimin e kohës do të shprehem. Kujtimet dhe pasuria me të cilën jam rikthyer janë mençuri e pastër, një marrëdhënie më e ngushtë me veten dhe spiritualitetin tim, një ndjenjë e dashurisë për veten që më ka munguar gjithmonë, disa miq të mëdhenj dhe këto libra që më panë”.
“E gjeta veten, forcën dhe dritën time përsëri. Unë jam këtu vetëm për të qenë një instrument paqeje dhe dashurie për të ndihmuar njerëzit që vuajnë dhe shpresoj në botën, në kohë…Faleminderit engjëjve të mi që më kanë mbështetur dhe kanë vazhduar të më duan: Ju më shpëtuat. Merrni kohë për të marrë ndihmë për shëndetin tuaj mendor. Ia vlen të arrish potencialin tënd të plotë“, ka thënë supermodelja Hadid. /Telegrafi/