Telegrafi

Bella Hadid dukej tejet sensacionale në eventin e prezantimit të parfumit të saj

Modelja e njohur, Bella Hadid, dukej sensacionale në eventin e prezantimit të parfumit të saj të ri.

Super-modelja 27-vjeçare kishte veshur një fustan gjysmë të tejdukshëm për eventin që u zhvillua në West Hollywood, shkruan DailyMail.

Fustani i saj i lirshëm me disa detaje qëndisjeje, e bënte atë të dukej tejet vezulluese.

Hadid e kombinoi atë me një palë taka të arta, derisa stiloi flokët e saj në kaçurrela elegante dhe të thjeshta.

E shoqëruar nga dy miket e saj, modelja buzëqeshi derisa po ngjiste shkallët tek eventi. /Telegrafi/