Telegrafi

Bella Hadid dhe The Weeknd konfirmojnë ribashkimin duke shkëmbyer puthje

Lajmi i pajtimit të tyre befasoi tërë botën e industrisë së shoubizit.

Modelja Bella Hadid dhe ish-i dashuri i saj, DJ Weekend u vunë re se teksa argëtoheshin së bashku me mysafirët e pranishëm në ndejën e organizuar në festivalin e filmit të Kanës.

Megjithëse vendosën të mbeteshin miq, çifti i famshëm e konfirmoi këtë duke qëndruar për orë të tëra së bashku.

Çifti i famshëm, i cili i dha fund romancës në nëntor të vitit 2016, duket se arriti të zgjidhë të gjitha problemet e së kaluarës.

Madje, dyshja shkëmbyen me butësi edhe puthje të pasionuara, por gjithashtu bënë biseda të gjata, raporton Los Angeles Times.

VIP-at ishin në lidhje për disa muaj dhe prej ndarjes së tyre më kurrë nuk u panë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Theksojmë se këngëtari shumë shpejt gjeti lumturinë pranë Selena Gomezit, por romanca zgjati vetëm dhjetë muaj. /Telegrafi/