Telegrafi

Bella Hadid dhe Kendall Jenner treguan që ky trend nuk ka ndërmend të ikë së shpejti

Gjithçka transparente. Bella Hadid dhe Kendall Jenner me veshjet e tyre, sigurisht se kanë shfrenuar fantazinë e meshkujve.

Kur Kim Kardashian filloi të vishej vetëm me veshje transparente, të gjithë menduan se ishte diçka kalimtare. Por, nuk ndodhi ekzaktësisht kështu dhe këtë po e dëshmojnë modelet më të përfolura të momentit.

Si Bella Hadida, ashtu edhe Kendall Jenner, u fotografuan të veshura të dyja me bluza tërësisht transparente.

Ndërkohë që Bella kishte zgjedhur që ta mbulohej në pjesët e duhura me anë të një xhakete, Kendall guxoi më shumë duke veshur nën bluzën transparente vetëm disa ngjitëse për gjoksin në formë yjesh.

Në një tjetër pamje, Kendall dha një alternativë tjetër veshjeje për bluzat transparente, duke e veshur një të tillë me një bluzë tjetër të shkurtër nën të.

A jeni gati ta provoni?