Telegrafi

Bella Hadid dhe Kendall Jenner kujton pushimet e vitit të kaluar me poza “topless”

Modelet më të kërkuara të momentit, Bella Hadid dhe Kendall Jenner kanë vendosur të kujtojnë pushimet verore të vitit të kaluar.

Kështu dy bukuroshet kanë publikuar fotografitë e tyre qesharake në llogaritë personale në Instagram.

Ndërsa Kendall zgjodhi një pozë të veshur në bikini, Bella solli një imazh në të cilën shihen dyshja së bashku me dy shoqe të tjera teksa hyn në det të zhveshura “topless”.

Fotografia e Bellas ka mbledhur më shumë se një milion e dyqind mijë pëlqime në më pak se 24 orë që nga publikimi dhe tifozët nuk po ndalën me komentet pozitive.

Duket se Kendall dhe Bella janë të etur të presin verën e vitit 2018 dhe nëse vazhdojnë të regjistrojnë fotografi të tilla, atëherë do t’iu bashkëngjiten edhe shumë miq.

Ndryshe, dyshen do ta shohim edhe këtë vit në projekte të ndryshme të modës dhe pasarelat botërore. /Telegrafi/