Bella Hadid dhe i dashuri i saj Marc Kalman u panë duke ndarë një puthje pasionante teksa kaluan kohë cilësore së bashku gjatë një shëtitjeje në New York të dielën (20 mars).
Modelja 25-vjeçare dhe partneri i saj, 33, u panë në shoqëri të njëri-tjetrit në parkun e lumit Hudson në Manhattan, ku ajo u pa duke lexuar një libër teksa rrinte pranë të dashurit të saj.
Të dy u panë gjithashtu duke ndaluar në një pikë karburanti në West Village përpara se të dilnin për një shëtitje nëpër rrugët e metropolit.
Hadid kishte veshur një bluzë me dantellë të kuqe bashkë me një xhaketë të zezë gjatë kohës që ishte me të dashurin e saj.
Vajza e kopertinës së “Vogue” e vazhdoi dukjen me një fund ngjyrë gri të errët, si dhe çorape të bardha dhe atlete të zeza, shkruan DailyMail.
Influencuesja mbante një çantë shumëngjyrëshe të vendosur mbi supin e djathtë dhe një palë syze dielli reflektuese.
Pjesa më e madhe e flokëve të saj bukuroshe brune ishin të lidhura në dy gërsheta të gjata që të dyja i binin mbi supe.
I dashuri i saj Marc ua pa me një veshje të rastësishme me një bluzë blu me xhinse të zeza të gjera dhe këpucë të zeza me shkëlqim.
Hadid dhe Kalman fillimisht u lidhën vitin e kaluar, kur u panë duke drekuar me njëri-tjetrin në New York.
Hadid ishte më parë në një marrëdhënie me artisti e shumë hiteve Abel Tesfaye, i njohur me emrin artistik si The Weeknd.
Ish-çifti u lidh për herë të parë në vitin 2016 kur këngëtari kërkoi të bashkëpunonte me modelen në një projekt dhe më pas ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij “In the Night”.
Dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në të njëjtin vit përpara se të ndaheshin në nëntor.
The Weeknd dhe Hadid u pajtuan sërish në 2018 dhe qëndruan së bashku për më shumë se një vit përpara se të ndaheshin për herë të fundit në gusht të 2019-ës.
Modelja më vonë filloi të takohej me Kalmanin dhe dyshja e zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram korrikun e kaluar.
Hadid foli për lidhjen e saj me të dashurin gjatë një interviste për “Vogue”, ku suksesin e tyre si çift ia atribuoi përkushtimit ndaj privatësisë.
“Unë mendoj se kjo është arsyeja pse gjërat kanë mundur të zgjasin. Kur u jep njerëzve të tjerë hapësirë për të pasur mendime për gjërat që janë kaq personale për ty, kjo e helmon atë”, kishte deklaruar Hadid. /Telegrafi/