Modelja Bella Hadid vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Paraqitjet e saj gjithnjë të ekspozuara, bëjnë që modelja të përflitet, njëkohësisht të jetë shumë e komentuar nga fansat.
Së fundmi, ajo rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese rrugëve të qytetit.
Modelja 19 vjeçare u shfaq pa reçipeta, veshur vetëm me një bluzë të bardhë gjatë kohës që shëtiste rrugëve të New Yorkut.
Ajo shquhet për fizikun e saj të shkëlqyer, të cilin nuk heziton ta ekspozojë asnjëherë. /Telegrafi/