Motrat Hadid janë bërë sërish bashkë.
Gigi dhe Bella bashkuan forcat e tyre në modës për fushatën reklamuese të Versace-s në kampanjën për pranverën e vitit 2022 – madje pozuan me vetë stilisten Donatella.
Të fotografuara nga dyshja Mert Alas dhe Marcus Piggott, motrat mund të shihen të kapur për dore me një pamje të zezë, me Gigi, 26 vjeç, me një paruke kaçurrelë bionde dhe fustan latex dhe Bella, 25 vjeç, e veshur me një xhaketë dhe minifund lëkure.
“Çfarë ëndrre, të kem një fushatë të Versace me motrën time Bella Hadid”, ka shkruar Gigi në mbishkrimin e fotos në Instagram.
Bella ndau një imazh tjetër të tyre ku ato shihen me minifustane me rrjetë metalike me ngjyra rozë dhe jeshile.
“Kjo ende më bën të dridhura. Nuk mund ta besoj se po punoj për një nga idhujt e mi më të mëdhenj, krah për krah motrën time të madhe. Është e pabesueshme për mua”, ka shkruar Bella sipër postimit.
Gigi postoi gjithashtu një foto të dyshes me Donatellën, duke shkruar: “Të jesh një vajzë Versace ka qenë një nga nderet e mia më të mëdha ndër vite, por momentet më të vlefshme janë ato me ty Donatella Versace, shkruan Page Six.
“Nëse njihni heronjtë tuaj dhe ata janë më të mirë se sa mund të kishit ëndërruar, kujtoni ata! Të dua DV dhe të vlerësoj shumë”, ka shkruar tutje ish-partnerja e Zayn Malik.
Versace zbuloi në një deklaratë për shtyp se dyshja dinamike ishte më shumë se thjesht fuqia e yjeve, fushata është “një eksplorim i familjes dhe përkatësisë në format e saj të ndryshme”.
“Familja është gjithmonë në qendër të gjithçkaje që bëj, prandaj i dua kaq shumë Bella dhe Gigi. Ato ilustron në mënyrë të përsosur forcën mes motrave dhe e ndajnë atë mesazh për motrën tonë Versace në mbarë botën”, tha Donatella në një deklaratë.
Në të vërtetë, dy motrat kanë mbështetur njëri-tjetrin në shumë ulje-ngritje kohët e fundit, që nga lindja e vajzës së Gigi-t, Khai, në shtator 2020 dhe ndarja e saj e trazuar në vitin 2021 me Zayn Malik deri tek lufta publike e Bella-s me ankthin dhe depresionin. /Telegrafi/