Telegrafi

Belgu i propozon partneres në sektorin e rrobave të brendshme

Belgu Franck kishte vendosur për t’i bërë një propozim të pazakontë për martesë partneres Sylvia, me të cilën është në lidhje për më shumë se dhjetë vite.

Franck vendosi t’i propozojë Sylvias në supermarketin Leclerc në Charente-Maritim, dhe atë në sektorin e veshjeve të brendshme, transmeton Telegrafi.

Derisa ajo po ecte në sektorin e veshjeve të brendshme, duke i bërë një kontroll sytjenave dhe çorapeve të reja, Franck mori mikrofonin e supermarketit për t’i bërë ftesë.

“Dua t’i them disa fjalë partneres, quhet Sylvia… Njihemi prej dhjetë vitesh. Dëshiron të martohesh me mua”, e pyeti, kurse partnerja e tij e befasuar mbeti e habitur.

“Mos lëvizni, dua të dëgjojë përgjigjen tënde”, tha Franck në mikrofon, e më pas vrapoi deri te ajo për t’u gjunjëzuar dhe nxjerr unazën, kurse Sylvia pa u menduar dy herë i tha “po” propozimit të tij.

“Kam dashur diçka të pazakontë për partneren, thjesht të bëjë diçka origjinale. Nuk është e lehtë, sepse kurrë nuk kam folur në mikrofon, kjo nuk është puna ime. Për fat, fëmijët ne supermarket më kanë ndihmuar”, tha më vonë Franck. /Telegrafi/