Site icon Telegrafi

Belgjikë: Ngarkesa në spitale, kërkohet ndihmë nga gjermanët

Mediet gjermane kanë shkruar se Ministria e Shëndetësisë së Belgjikës ka thënë se njësitë e kujdesit intensiv po luftojnë për të përballuar valën e tretë të infeksioneve nga coronavirusi, prandaj i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë për trajtimin e pacientëve, sipas një zyrtari belg të Shëndetësisë.

Vlen të theksohet se Gjermania kishte pranuar pacientë me coronavirus nga Belgjika në nëntor të vitit të kaluar, kur atje kishte një valë të pandemisë.

Edhe në fillim të kësaj jave, Gjermania pranoi sërish pacientë që vuanin nga COVID-19, të cilët u dërguan në një qytet të afërt kufitar.

“Gjermania është përgatitur të marrë përsipër pacientët”, ka thënë zyrtari belg, Marcel Van der Auwera.

Van der Auwera tha se personeli i spitalit në Belgjikë ishte “i rraskapitur dhe se kishin dalë prej vetes së tyre”. Por, ai nuk specifikoi se sa pacientë mund të transferohen në spitalet gjermane.

Po ashtu, Van der Auwera shtoi se kishte vetëm 82 shtretër aktualisht në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin.

Sidoqoftë, Belgjika ende planifikon të lehtësojë kufizimet në javët e ardhshme, shkruan DW.

Ndërkohë, kryeministri Alexander De Croo konfirmoi të premten se restorantet dhe kafenetë do të rihapnin tarracat e jashtme nga 8 maji, me katër persona të lejuar në tryezë. /Albinfo/

Exit mobile version