Belgjika është vendi i vetëm që lejon eutanazinë pa kufizime të moshës.
Një 17-vjeçar është i pari i mitur i cili u ndihmua nga mjekët që të vdesë në Belgjikë. Një gjë e tillë është bërë pas kërkesës për heqjen e kufizimit të moshës për të aplikuar eutanazinë, dy vjet më parë, thonë zyrtarët, shkruan BBC.
Kreu i Komisionit Federal i Eutanazisë tha se i riu vuante nga një sëmundje me dhimbje të papërballueshme fizike, transmeton KosovaPress.
Belgjika është vendi i vetëm që lejon të miturit e çdo moshe për të zgjedhur eutanazinë.
Vdekja me ndihmën mjekësore është e ligjshme në shumë pak vende, përfshirë këtu Zvicrën, Holandën, Kolumbinë dhe Japoninë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara mund të aplikohet për një grup të vogël sëmundjesh në Washington, Kaliforni, Oregon, Vermont, Nju Meksiko dhe Montana.