Belgjika ka triumfuar 1-0 ndaj Kroacisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “King Baudouin Stadium”.
Belgët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutat e parë të sfidës.
Por, ishte minuta e 38-të që solli golin e vetëm të takimit që u shënua nga Romelu Lukaku.
Në 45 minutat e dytë, Kroacia filloi të këndellje, duke rrezikuar me anë të Bruno Petkovic, por goditja e tij përfundoi jashtë porte.
Në minutën e 53-të, Yannick Carrasco lëshoi një mundësi të artë, duke dështuar të shënonte brenda zonës.
Lukaku (89’) e lëshoi po ashtu një mundësi të mirë, pasi goditja e tij me kokë përfundoi jashtë kuadratit. /Telegrafi/