Site icon Telegrafi

Belgjika thotë se ende nuk e ka arritur “kulmin e coronavirusit”

Belgjika ka regjistruar 1,298 raste të reja me coronavirus dhe 42 vdekje në 24 orët e fundit, si rezultat i coronavirusit.

Që nga fillimi i pandemisë, mbi 6,000 njerëz janë infektuar në vendin e rreth 11 milionë njerëzve, 220 prej të cilëve kanë vdekur.

Qendra Belge e Krizave vlerëson se COVID-19 është ende në një “fazë rritëse” dy javë pas prezantimit të masave emergjente.

“Nëse masat zbatohen në gjysmë të rrugës, koha e marrë për t’i zbatuar ato do të jetë dy herë më e gjatë. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë t’i zbatojnë të gjitha masat”, tha zëdhënësi belg për COVID-19, Emanuel Andre.

Kur bëhet fjalë për përdorimin e antibiotikëve, punonjësit e shëndetit belg theksojnë se ata nuk veprojnë kundër viruseve dhe se ka trajtime të tjera që aktualisht përdoren në mënyrë të qartë në spitale, përfshirë ilaçin Chloroquine.

Ekspertët mjekësorë thonë se vetëm pasi të kalohet “kulmi i epidemisë” mund të merret në konsideratë për heqjen e masave aktuale emergjente.

Kjo vlerësohet se mund të zgjasë deri në një vit para se situata në Belgjikë të kthehet në normalitet. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version