Site icon Telegrafi

Belgjika do të shpall ditë zie për të vdekurit nga përmbytjet

Belgjika po shpall një ditë zie kombëtare javën  e ardhshme pasi numri i të vdekurve nga ‘shpërthimi’ i lumenjve dhe përmbytjeve në jug dhe në lindje të vendit u rrit në 20 të premten, derisa 20 të tjerë raportohen të zhdukur.

“Ato të cilat duhet të kishin qenë ditë të bukura të verës u kthyen papritur në ditë të errëta dhe jashtëzakonisht të trishtueshme për qytetarët tanë”, ka deklaruar kryeministri belg, Alexander De Croo në një konferencë shtypi.

“Këto janë rrethana të jashtëzakonshme që vendi ynë nuk u përballë më parë”, ka shtuar ai, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Belgjika regjistron 23 viktima shkaku i përmbytjeve

Një javë me shi mori fund pasi arriti nivele në disa vende që normalisht priteshin një herë në 200 vjet.

Por disa komunitete në të gjithë pjesët e Belgjikës po shikonin me nervozizëm se si lumi Meuse, i cili rrjedh përmes qytetit të Liege në Belgjikën lindore, vazhdoi të ngrihej dhe kërcënonte të derdhej.

Qeveria e caktoi të martën e ardhshme si ditë zie dhe vendosi të zbusë festimet për Ditën Kombëtare belge një ditë më pas. /Telegrafi/

Exit mobile version