Site icon Telegrafi

Belgjika i nënshtrohet sërish izolimit, mbyllen shkollat e sallonet e ondulimit – kush dëshiron të vizitojë butiqet duhet të bëjnë rezervim

Belgjika nga java e ardhshme për plotë katër javë do të mbyllë shkollat, dyqanet joushqimore dhe sallonet e ondulimit, në kuadër të masave të reja në luftën kundër përhapjes së mëtejme të valës së tretë të COVID-19.

Pikërisht një vit pas luftës me valën e parë të pandemisë, kryeministri i vendit Alexandar de Kro, ka thënë gjatë një konference për media se varianti britanik i COVID-19 është bërë dominues në vend duke bërë që të dyfishohet numri i pacientë me coronavirus nëpër spitale, transmeton Telegrafi.

Belgjika është një prej 19 vendeve të BE-së, që ka shënuar rritje e rasteve me coronavirus.

“Po ballafaqohemi me valën e tretë. Do ta thyejmë sikurse të kalurin”, ka shtuar De Kro.

Shkollat do të mbyllen nga e hëna, kurse hapja planifikohet të ndodh më 19 prill. Kujtojmë që në Belgjikë dyqanet joushqimore do të mund të funksionojnë apo t’i vizitojnë klientët nëse rezervojnë termin, kurse ora policore do të vlejë ende – nga 22 ora në Brukel, e në vendet e tjera pas mesnatës.

Vetëm katër persona do të mund të mblidhen dhe të qëndrojnë bashkë, që është një numër dukshëm më i vogël sesa që ishte i lejuar deri më tani – 10.

Megjithatë, qytetarëve akoma do t’ju lejohet të udhëtojnë brenda vendi. E sallonet e ondulimit do të mbyllen për disa javë – pavarësisht që së fundmi u është lejuar që sërish të operojnë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version