Udhëtimi në Belgjikë është prekur rëndë nga një grevë mbarëkombëtare.
Bëhet e ditur se të prekur nga greva janë aeroportet, trenat dhe transporti publik.
Shumë shkolla janë mbyllur, me dhjetëra mijëra mësues që pritet të marrin pjesë në një tubim në Bruksel.
Greva u thirr për reformat e mundshme të pensioneve, të cilat po diskutohen nga partitë që përpiqen të formojnë një qeveri të re pas zgjedhjeve të qershorit 2024 në Belgjikë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Sipas një zëdhënësi të aeroportit ndërkombëtar të Brukselit, 40% e fluturimeve janë anuluar sot.
Gjithashtu, ka të ngjarë që të ketë vonesa në fluturimet që do të zhvillohen.
Aeroporti i Brukselit tha në një deklaratë: “Pasagjerët e fluturimeve të prekura do të informohen nga linja ajrore ose agjencia e tyre e udhëtimit”.
⚠ Due to a national #manifestation & #strike by handlers & security staff on 13/1, airport operations will be disrupted. Several flights will be cancelled/ rescheduled, impacted passengers will be notified by their airline. Public transport will also be impacted.
➡ For more… pic.twitter.com/if17dS84zZ
— Brussels Airport (@BrusselsAirport) January 10, 2025
Ndërsa në aeroportin Charleroi nuk ka fluturime më për sot.
Në një deklaratë aeroporti tha: “Pas demonstratës kombëtare të planifikuar për sot në Bruksel, Charleroi po përballet me një mungesë të madhe të paparashikuar të personelit”.
Edhe stafi i trenave lokalë e rajonalë janë prekur rëndë, me shumë anulime.
Detajet e plota mbi trenat ndërkombëtarë dhe kërkesat për rimbursim për shërbimet e anuluara mund të gjenden këtu.
A kanë të drejtë pasagjerët për kompensim për shkak të grevës?
Sipas ligjit të BE-së, nëse një fluturim anulohet, linja ajrore duhet t’ju ofrojë një rimbursim ose një fluturim alternativ.
Nëse fluturimi juaj vonohet, mund të keni të drejtë për rimbursim për shpenzimet e paplanifikuara, si ushqimi dhe akomodimi.
Sipas ligjit të BE-së, edhe pasagjerët hekurudhor brenda bllokut kanë të drejtën e kompensimit. /Telegrafi/