Telegrafi

Belgjika fiton ndaj Skocisë, afër kualifikimit në Euro 2020

Belgjika ka shënuar fitores të pastër ndaj Skocisë me rezultat 0-4 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, belgët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Romelu Lukaku nga asistimi që pranoi prej Kevin de Bruynes.

Mesfushori i Manchester Cityt ishte përsëri në rolin e asistuesit, pasi e shërbeu mjaftë mirë Thomas Vermalen (24’).

De Bruyne e kompletoi het-trikun e asistimeve, derisa asistoi për Toby Alderweireldin në minutën e 32-të, e që 0-3 u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga ‘Djajtë e Kuq’, gjersa mesfushori i Citizens ishte në rolin e golashënuesit nga asistimi që mori prej sulmuesit të Interit (82’).

Belgjika është liderë e Grupit I me 18 pikë, të ndjekur nga Rusia me 15-të, Kazakistani dhe Qipro me shtatë, Skocia me gjashtë dhe San Marino ende pa pikë. /Telegrafi/