Belgjika nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen kryesore tregtare me Kanadanë, thotë kryeministri Charles Michel, për shkak të kundërshtimeve nga një prej regjioneve të tij, Wallonia.
Deklarata e tij duket se ka hedhur shpresat se marrëveshja Cefta mund të nënshkruhet nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, shkruan BBC.
“Ne nuk jemi në pozitë që të nënshkruajmë Cefta-në”, tha Michel pas bisedimeve me liderët regjional, transmeton KosovaPress.
Është marrëveshja më ambicioze e tregut të lirë në Bashkimin Evropian. Por Belgjikës i nevojitet aprovimi i regjionit për ta nënshkruar.