Site icon Telegrafi

Belgjika bëhet me qeveri 493 ditë pas zgjedhjeve parlamentare

Belgjika u bë më në fund me qeveri të re pasi zgjedhjet e fundit parlamentare ishin mbajtur 493 ditë më parë gjersa kryeministër do të jetë Alexander De Croo.

Shtatë parti kanë arritur një marrëveshje mbi një qeveri të re, e cila do të përfshijë dy parti socialiste, dy liberale dhe dy parti të gjelbra (një flamande dhe një frankofone) dhe demo-kristianët flamenë, raporton reuters.

“Mbetet të biem dakord mbi emrat e 14 anëtarëve të qeverisë. Koalicioni i ri në Belgjikë quhet “koalicioni Vivaldi” sepse ngjyrat e partive të mbledhura korrespondojnë me ngjyrat e katër stinëve që korrespondojnë me kompozitorin italian, Antonio Vivaldi”, tha Croo, transmeton Telegrafi.

Kryeministri i ri do të mbajë të enjten (nesër) një fjalim përurues para anëtarëve të parlamentit belg.

Takimi do të zhvillohet në mënyrë të jashtëzakonshme në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme në Parlamentin Belg për të gjithë anëtarët, nëse do të respektohet distanca sociale për shkak të COVID-19. Do të jetë hera e parë në histori që një parlament kombëtar është ulur në Parlamentin Evropian.

Ndryshe, kujtojmë se që nga dhjetori i vitit 2018, Belgjika është qeverisur nga një qeveri pakice pasi partia më e fortë Flemish, Aleanca e Re Flemish (NVA), u largua nga qeveria e koalicionit të Charles Michelit. /Telegrafi/

Exit mobile version