Kombëtarja e Belgjikës ka barazuar një rekord të madh në ndeshjen e fituar ndaj Anglisë.
Belgët kanë fituar ndaj Anglisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Golat në këtë fitore u shënuan nga mbrojtësi Thomas Meunier dhe ylli i kombëtares, Eden Hazard.
Megjithatë, goli i parë i shënuar nga Meunier ka hyrë në histori të Kampionateve Botërore, pasi ka barazuar një rekord të madh.
Meunier është bërë lojtari i dhjetë i Belgjikës që arrin të shënojë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
10 – Thomas Meunier is the 10th different player to score for Belgium at the 2018 World Cup – the joint-most different scorers for a team at a single World Cup (also 10 for France in 1982 and Italy in 2006). Spread. #BELENG #BEL #WorldCup pic.twitter.com/ACnK9xvP14
— OptaJoe (@OptaJoe) July 14, 2018
Ky gol nga mbrojtësi i Paris Saint-Germain ka bërë që të barazohet rekordi i Francës i vendosur më 1982 dhe ai i Italisë më 2006.
Tjerë golashënues për Belgjikën në Rusi ishin edhe sulmuesi Romelu Lukaku që shënoi katër gola dhe Eden Hazard me tri gola.
Futbollistët që shënuan nga një gol janë: Michy Batshuayi, Nacer Chadli, Kevin de Bruyne, Adnan Januzaj, Marouane Fellaini, Dries Mertens dhe Jan Vertongen. /Telegrafi/