Site icon Telegrafi

Beleri kërkoi shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet në Himarë, gjykata merr vendimin

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka marrë vendimin në lidhje me padinë e Fredi Belerit për për të shfuqizuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht.

Administrativja ka vendosur të rrëzojë kërkesën Belerit dhe PBDNJ, duke bërë që zgjedhjet në Himarë të mbahen sipas dekretit të firmosur nga Presidenti, raporton Euronews.al

Mbrojtja që përfaqësonte Belerin edhe PBDNJ argumentoi në gjykatë se dekreti u nënshkrua kur ende nuk ishte bërë i ekzekutueshëm përfundimi i mandatit të Fredi Belerit, pasi nuk ka kaluar të gjitha hallkat gjyqësore.

Por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e Presidencës në seancë thanë se kërkesë padia ka të meta në përmbajtje dhe nuk është në kompetencën e Gjykatës Administrative për të shqyrtuar kërkesa të tilla.

Edhe Avokati i Shtetit ishte në një linjë me përfaqësuesit e Presidencës duke kërkuar nga Gjykatë të mos pranojë padinë.

Exit mobile version