Telegrafi

Belegu tregon se kur do të udhëtojnë qytetarët e Kosovës pa viza (Video)

Erolld Belegu, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Belegu ka theksuar se beson që deri para vitit të ri, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt vendeve të Evropës pa viza.

“Po shpresojmë që kjo të jetë para vitit të ri, së paku ashtu është një procedurë e cila zgjatë së paku gjashtë muaj që nga dita e marrjes së dritës së gjelbër. Nuk mendoj se tek ne do të zgjatë 18 muaj, ne kemi shumë elemente që i kemi përmbush”, ka thënë Belegu. /Telegrafi/