Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka folur mbi situatën aktuale me krizën në shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka deklaruar se nuk pret që vendi të ketë probleme me krizën ushqimore, pasi sipas tij nevojën më të madhe për qytetarët e siguron prodhimi vendor.
“Prodhimi vjetor i grurit është rreth 250 mijë tonë, që do të plotësojë 80 për qind të nevojave”, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ai nuk pret probleme me importin e sasive të mjaftueshme të drithit të bukës dhe as me produkte të tjera ushqimore.
“Të hënën dhe të martën kemi takime pune në Tiranë. Ne duam që vendet e Ballkanit të Hapur të zgjidhin bashkërisht problemet me ushqimin dhe energjinë elektrike. Çdo vend do të ndajë të dhëna, qofshin ato për produktet bujqësore apo energjinë elektrike. Kjo do të thotë se edhe pse tani kemi një ndalim të eksportit të grurit dhe miellit, nëse mundemi, nëse një vend tjetër nga Ballkani i Hapur ka nevojë, do të eksportojmë. Do të bisedohet edhe për energjinë elektrike. Të dhënat do të përditësohen në baza javore”, sqaroi Bekteshi.
Kujtojmë se sot ministi Bekteshi, deklaroi se vendi do të shpall gjendje krize përshkak se pritet një dimër i vështirë përshkak të krizës energjetike që tashmë ka përmasa globale.