Telegrafi

Bekteshi: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari

Energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet pas 1 janarit në RMV, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Komisioni Rregullator për Energjetik do të mund të ndërhyjë te çmimi, nëse vërtetohet se llogaritjen nuk janë bërë ashtu si duhet.

Bekteshi tha se procedura për zgjedhje ka filluar dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm do të ketë furnizues të ri universal.

“Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke qenë se këtë e parasheh Ligji për Energjetik. KRRE, sipas zgjidhjes ligjore, ka detyrimin të mbikëqyrë dhe të konstatojë nëse llogaritjet janë bërë drejt”, shton Bekteshi./Telegrafi/

Lexo po ashtu Bislimovski: KRRE nuk do të llogarisë dhe përcaktojë më çmimin e energjisë elektrike, këtë do ta bëjë EVN HOME