Site icon Telegrafi

Bekteshi: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari

Rritje të çmimit në faturat e qytetarëve nuk do të ketë nga 1 janari, sipas metodologjisë së re, këtë e tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në pyetjen nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Bekteshi tha se tatimi i ri do të përfshijë vetëm “qytetarët që kanë vikend shtëpiza. 2-3 shtëpi, 2-3 banesa”.

“Kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, që kanë harxhim mesatar, në bllokun e parë dhe të dytë, ata do të paguajnë më pak në pjesën e energjisë elektrike edhe në faturën e përgjithshme që do ta marrin, duke e marrë parasysh edhe çmimin e rrjetit shpërndarës. Ata qytetarë që kanë 2-3 banesa, vikend shtëpiza ose ngjashëm, ata do të kenë tarifë fikse gjatë gjithë vitit, duke marrë parasysh se nëse njëherë e përdorin atë hapësirë, ata kur shkojnë në atë banesë apo vikend shtëpizë, ata kanë energji elektrike për të cilën paguajnë qytetarët tjerë për momentin, sipas metodologjisë ekzistuese”, deklaroi Bekteshi.

Exit mobile version