Site icon Telegrafi

Bekteshi: Nuk kam ndikuar në punësimin e motrës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” shkruan rreth punësimit të motrës së tij duke thënë se “ndjehem jashtëzakonisht i lumtur dhe i gëzuar që mbase më në fund po fillon funksionimi i sistemit në vend, por njëkohësisht ndjehem dhe i zhgënjyer se si njerëz tendencioz dhe të mbushur me mllef të besojnë në atë që dëshirojnë të dëgjojnë , madje pa dëgjuar të tërë të vërtetën”.

“U përfol shumë në opinion lajmi për gjoja ndikimin tim në punësimin e motrës sime edhe pse nuk e di se sa herë kam deklaruar se unë nuk kam pasur ndikim në punësimin e saj, me ç’rast lidhur me këtë u shpreh edhe vetë Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit. Ndjej për obligim që edhe njëherë të shpreh shqetësimin tim me mënyrën se si u interpretua ky informacion në opinion”, shkruan Bekteshi dukë shtuar se ai vazhdimisht ka qenë i hapur dhe transparent në çdo aktivitet të tij dhe se i tillë do t mbetet edhe më tej, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bekteshi thotë se e vërteta është se KPK ka konstatuar se motra e tij në bazë të dokumenteve formale jeton në të njëjtën adresë të, që faktikisht, siç shkruan ai,  nuk përkon me realitetin, se ajo jeton tani me vite bashkë me bashkëshortin e saj.

Lexo po ashtu Antikorrupsioni: Kreshnik Bekteshi ka ndërhyrë në punësimin e motrës së tij

“Por ajo që për mua personalisht është më e rëndësishme , është fakti se KPK nuk ka hasur në asnjë dëshmi që dëshmon përfshirjen time në procedurë dhe se kjo çështje nuk ka të bëjë me nepotizëm”, shkruan Bekteshi./Telegrafi/

Exit mobile version