Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se në bazë të analizave të bëra në Komisionin për shpallje të krizës energjetike, është konstatuar se në vend nuk do të shpallet krizë energjetike.
Gjithashtu përsëriti se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla.
“Thirra të gjitha kompanitë energjetike, prodhuesin e energjisë elektrike, operatorin e transmetimit, distributorin dhe Komisionin Rregullatorë për Energjetikë.
Biseduam rreth gjendjes aktuale, projeksioneve dhe analizave për javët dhe muajt në vijim dhe konstatim i përbashkët ishte se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla”, tha Bekteshi.