Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaron se nga 1 janari 2023 do të ketë çmime më të lira të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.
“Për amvisëritë çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë ulet për 4.11%.
Për bllokun e dytë ulet për 2.95%. Çmimi i bllokut të tretë rritet për 0.85%. Për bllokun e katërt çmimi i energjisë elektrike rritet për 7.65%.
Gjithsej 99.2% e amvisërive në vend do të kenë ulje të çmimit të energjisë elektrike. Çmimi total i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël nga data 01.01 ulet për 20.15%
Ky çmim do të aplikohet për 70.000 kompani në vend. Me këto vendime çmimi i transmetimit të energjisë elektrike ulet për 8.66%”, shkruan Bekteshi në Facebook./Telegrafi/