Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një konferencë për mediat tha se humbjet energjetike në vend janë shumë të mëdha dhe në gjendjen e krizës energjetike në të cilën ndodhemi kjo është e papranueshme.
Ai mori shembull komunën e Çairit ku humbjet janë për 80 për qind.
Ndërsa tha se do të bëhet çdo gjë e mundur nga ana e komunave dhe e EVN-së të minimizohen në maksimum.
“Humbjet energjetike në Maqedoninë e Veriut duhet të minimizohen në maksimum, prandaj takimi i sotëm ishte me të gjithë përfaqësuesit dhe me kryetarin e kryetarit të Çairit. Humbjet në komunën e Çairit janë rreth 80 për qind, por kjo nuk është vetëm për faj të qytetarëve por edhe për të institucioneve. Sa i përket humbjeve në nivel nacional. Humbjet në qytetin e Shkupit, 19 për qind, komunën e Kumanovës 16 për qind, komunën e Kërçovës 12 për qind etj”,tha Bekteshi.
“80 % janë humbjet e energjisë elektrike në komunën e Haraçinës”, deklaroi ministri Kreshnik Bekteshi, pas takimit që pati në Haraçinë me përfaqësuesit e EVN-së, kryetarin e komunës dhe me banorët e Haraçinës.
Bekteshi tha se vjedhja e energjisë elektrike dhe kyçja ilegale në rrjet është vepër penale, por megjithatë ky nuk është vetëm faji vetëm i banorëve, por i institucioneve dhe i gjithë sistemit.
Ndërkaq informoi se që nga e hëna ekipet e EVN-së do të mund të operojnë në Haraçinë.