Site icon Telegrafi

Bekteshi: Çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari mund të ulet, nëse qeveria i zbaton mirë planet e saj

Kryeministri në ardhje, Hristijan Mickoski, dorëzoi projekt ligj në Kuvend, me të cilin, sipas tij, do të ndërpritet rritja dramatike e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke folur për rritjen e çmimit të rrymës, tha se nuk beson të ketë shtrenjtim nga 1 korriku. Sipas tij, çmimi i rrymës nga 1 janari mund të ulet, nëse qeveria i zbaton mirë planet e saj në sektorin e energjetikës, të cilat siç u shpreh, kanë nisur që më herët.

Ndryshe Mickoski bëri të ditur se në bazë të këtij ligji të propozuar të cilin e paraqesim plotësimin e ligjit për energjinë, vlefshmërinë e licencës dhe se në vend të marzhit prej 11.5 për qind që u ngarkohej qytetarëve deri më tani, do të ngarkohet diferenca prej 9.9 për qind.

Exit mobile version