Telegrafi

Bekim Jashari: Ushtria e Kosovës, jetësim i amanetit të shumë gjeneratave

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe djali i Hamzë Jasharit, Bekim Jashari ka theksuar se gjaku i derdhur i shumë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit të kontribuojë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë, u finalizuan me votim në Parlamentin e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës.

Lexo po ashtu Votohen Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

“Gjaku i derdhur i shumë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit të kontribuojë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë, u finalizuan me votim në Parlamentin e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës. Jetësim i amanetit të shumë gjeneratave! Urime të gjithëve!” ka shkruar Jashari në Facebook, përcjell Telegrafi.