Site icon Telegrafi

Bekim Isufi: Katër skuadra janë rivale të Dritës për titull

Drita e nisi mbarë misionin e mbrojtjes së titullit të kampionit ku mposhti KEK-un, 5:0.

Për trajnerin Bekim Isufi, mbrojtja e trofeut të fituar në sezonin e kaluar, nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi sipas tij kundërshtarët janë përforcuar më shumë se sa ekipi që ai drejton.

Sa u përket pretendentëve për titull, Isufi nuk heziton të përmend emrat ekipet, të cilat i sheh si kandidatë serioz për trofeun më të çmueshëm të futbollit kosovar.

Sipas tij, rival janë Prishtina, Feronikeli, Trepça ’89 dhe Llapi.

Drita nuk di për humbje në 30 ndeshje radhazi në kuadër të kampionatit, ku ka arritur 18 fitore dhe 12 barazime. Për rekordin e vendosur nga skuadra gjilanase, trajneri nga Gjilani thotë se meritat iu takojnë të gjithëve, raporton KTV.

Drita që fitoi titullin, Superkupën dhe u paraqit mjaftë mirë edhe në garat evropiane, në afatin e verës ka transferuar 11 lojtarë. Bëhet fjalë për portierin, Edvan Bakaj dhe futbollistët, Arbër Shala, Albin Krasniqi, Zgjim Mustafa, Filonit Shaqiri, Edenilson Bergonsi, Eri Lamçja, Betim Haxhimusa, Ricardo Verza, Erjon Vucaj dhe Ervis Kajën.

Ndërkaq nga skuadra janë larguar, top shënuesi Kastriot Rexha, Astrit Fazliu, Leutrim Kryeziu, Arbnor Ramadani, Denis Haliti dhe disa lojtarë të tjerë.

Edhe ndeshjen e xhiros së dytë, Drita e luan në shtëpi dhe takohet me Flamurtarin. /gazetaolle/

Exit mobile version