Site icon Telegrafi

Bekim Balaj poza para përkrenares së Skënderbeut në Vjenë (Foto)

Bekim Balaj duket se po përjeton çdo çast të qëndrimit në Vjenë të Austrisë.

Me këtë rast, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka vizituar edhe disa prej muzeve të këtij qyteti turistik.

“Pranë shpatës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut”, ka shkruar Balaj në Instagram.

Ndërkohë, Balaj është duke vazhduar përgatitjet me kombëtaren shqiptare para evropianit të futbollit France 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version