Site icon Telegrafi

Bekim Balaj i këndon Ilda Bejlerit, a janë në lidhje dyshja? (Video)

Bekim Balaj nuk është vetëm një bomber i mirë, por dhe një këngëtar mjaftë i mirë. Mbrëmjen e së hënës, në një nga klubet e natës në Tiranë është festuar 15-vjetori i Top Channel, ku përveç stafit të Top Media-s kanë qenë të pranishëm edhe shumë personazhe të njohur.

Ndër të ftuarit ka qënë edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Bekim Balaj, i cili ka shfaqur talentin e tij në muzikë.

Lexo po ashtu Bekim Balaj nuk i ndahet Ilda Bejlerit (Foto)

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Digitalb në Instagram, Balaj shihet teksa këndon këngën shkodrane “Nuse ne Shkodër”, duke treguar se përveçse është një mjeshtër i golit në fushë, ai di të këndojë shumë bukur.

Ndërkohë që në media aludohet për një marrëdhënie mes Ilda Bejlerit dhe Bekim Balaj, duket se futbollisti i ka dedikuar këngën e duhur moderatores bukuroshe, duke qenë se vetë ai është nga Shkodra.

Exit mobile version