Telegrafi

Bekë Berisha propozon pezullimin e aktiviteteve opozitare: Çdo grevë apo protestë i shkon në favor Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka dhënë një propozim për subjektet opozitare në lidhje me aktivitetin e tyre përballë Qeverisë.

Përmes në shënimi në Facebook, Berisha ka thënë se duhet të pezullohet çdo aktivitet opozitar në mënyrë që Kurtit t’i pamundësohet ikja nga Qeveria.

“Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim. Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që Kurtit t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimri i rendë, vetingu etj.”, ka shkruar ai.

Tutje Berisha i ka bërë thirrje Kurtit që të qeverisë me vendin, e të mos dezertojë.

“Kryeministër i ke 51 %, qeverise vendin mos dezerto”, ka përfunduar deputeti i AAK-së./Telegrafi/