Telegrafi

Bejta paralajmëron këngën e re “Për ty”

Foto: Screenshot/YouTube

Sensacioni i momentit, Bejta, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Ai ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kënga e tij e radhës do të lansohet më 5 shtator.

Kjo këngë mban titullin “Për ty”, por që akoma nuk ka ndarë ndonjë pjesë të shkurtër për të zbuluar pak se si do të jetë.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa nuk ka sjellë akoma ndonjë prurje të re, ai po vazhdon të shijojë suksesin e “Lule”.

Ky projekt fillimisht u bë viral në TikTok, e pastaj në të gjitha platformat e tjera sociale.

Deri më tani, ka mbledhur gjithashtu mbi dhjetë milionë klikime në YouTube.

Bejta ditë më parë njoftoi se është bërë pjesë e shtëpisë së muzikës, SBS Entertainment. /Telegrafi/