Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.
Ajo është shumë aktive këtë fundvit në programet festive, ndërsa ka sjellë disa këngë të reja për publikun.
Ndërkohë, Yllka është gjithashtu e ndjekur nga mijëra fansa në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Shpesh, asaj i vijnë mesazhe të ndryshme dhe komplimente nga fansat, por së fundmi, ajo ka marrë një mesazh mjaft të çuditshëm në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një profil anonim, i cili i shkruante asaj për t’i bërë një ofertë rreth blerjes së ndjekëse në mënyrë robotike.
E habitur me këtë mesazh, këngëtarja nga Gjakova vendosi ta ndajë atë me fansat, duke treguar se e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë, ndërsa edhe ka qeshur me ofertën në fjalë.
“Oferta e fundvitit, s’po di a me kesh a me qajtë, pasi që s’i kam blerë deri tash…po e shtyjmë kështu edhe sisa vite, sepse unë besoj në babadimrin”, ka shkruar Kuqi në Instagram.
Ofertat e tilla janë jo të rralla për personazhet VIP, teksa është përfolur shpesh se disa prej tyre mashtrojnë me numrin e ndjekësve në rrjetet sociale apo të klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/