Telegrafi

I bëjnë ofertë për blerje klikimesh, këngëtari Art Abazi ia kthen me sarkazëm përgjigjen ‘hackerit’ anonim

Foto: Art Abazi/Instagram

Këngëtari Art Abazi shquhet si një prej këngëtarëve më të veçantë të skenës.

Ai publikon rrallë projekte, dhe nuk shquhet si këngëtar sezonal, teksa pëlqehet gjithnjë për këngët e veçanta që sjellë.

Arti është mjaft i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv.

Jo rrallë herë ndodh që përmes rrjeteve sociale të marrë edhe ndonjë mesazh apo ofertë të çuditshme.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi, teksa një person anonim në Facebook i shkruan duke i bërë ofertë për blerje klikimesh.

Arti e ka publikuar gjithë bisedën në InstaStory, ku shihet teksa merr oferta për blerjen deri në 100 mijë klikime për një këngë në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por me sarkazëm, ai ka vendosur t’i përgjigjet anonimit, duke i shkruar se me atë shifër arrin të bëjë disa ditë të mira pushimi.

“Me 200 euro shkoj 1 javë në Durrës. Faleminderit shumë, po nuk jam i interesuar të më njohin kinezët shok”, ka qenë përgjigja e Artit, teksa pyet më pas fansat në InstaStory nëse ia ka bërë mirë apo jo me këtë përgjigje. /Telegrafi/

Foto: Art Abazi/InstaStory