Telegrafi

Bëjeni këtë dhe nuk paguani asgjë për Brojën, zbulohen prapaskenat e marrëveshjes Chelsea – Fulham për sulmuesin shqiptar

Armando Broja do të jetë futbollist i Fulhamit deri në fund të sezonit dhe marrëveshja mes palëve tanimë është arritur.

Fulham ka fituar garën për huazimin gjashtë mujor të Brojës me Milanin, Wolverhampton Wanderers dhe Atletico Madridin që ishin të interesuar.

Londinezët kanë pranuar që të paguajë 4 milionë funte (4,7 milionë euro) te Chelsea për ta marrë sulmuesin shqiptar për gjashtë muajt e ardhshëm, duke i garantuar edhe minuta më shumë se në Stamford Bridges.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja: Broja po i bashkohet Fulhamit

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe pasi ka kryer testet mjekësore kontrata është nënshkruar, megjithatë ende nuk ka ardhur zyrtarizimi nga Fulham dhe pritet që në orët e ardhshme të bëhet një gjë e tillë.

Por në Angli kanë zbuluar një marrëveshje interesante mes dy klubeve sa i përket huazimit të Brojës.

Nëse sulmuesi shqiptar luan 10 ndeshje si titullar minimum te Fulham, atëherë Chelsea nuk do ta marrë asnjë euro nga huazimi i tij.

Ky vendim i Chelseat është në mënyrë që Broja të ketë sa më shumë hapësira te rivali lokal, pasi drejtuesit e The Blues besojnë shumë te shqiptari dhe duan ta kenë të gatshëm për sezonin e ri.

Sigurisht që i lumtur me këtë marrëveshje është Broja i cili do të ketë më shumë hapësira dhe do të jetë i gatshëm për Shqipërinë në Euro 2024. /Telegrafi/