Telegrafi

Bëhu pjesë e premierës së Baywatch në Cineplexx dhe fito SAMSUNG S8+ (Foto/Video)

Këtë të enjte, me 1 qershor, Cineplexx do të organizojë eventin Ladies Night. ku do të ketë shumë shpërblime, veçanërisht një Samsung S8+!

Është hera e tretë që Cineplexx do të organizojë eventin Ladies Night, mirëpo këtë herë do të jetë me premierën e filmit veror “Baywatch” me aktor të njohur si Zac Efron edhe Dwayne “The Rock” Johnson.

Biletat tashmë janë në shitje dhe të gjithë ata që blejnë bileta për këtë film, mund të bëhen pjesë e lojës shpërblyese për të fituar një Samsung S8+, mundësuar nga GAMA Electronics.

Përveç Samsung S8+, do të ketë edhe shpërblime tjera si:
– 3x Komplete bikinesh nga Lindex Kosova
– Shpërblime nga N’Yoga
– Shpërblime nga EBC Cosmetics

Eventi do të fillojë nga ora 19:00 më 1 qershor, ku të pranishmit do të shoqërohen edhe me pije freskuese FALAS, si dhe aktivitete të ndryshme.

Për më shumë informata rreth eventit: https://goo.gl/hnVNjt